Banka TEB vazhdon të mbështesë Federatën e Basketbollit të Kosovës

  • Banka TEB vazhdon të mbështesë Federatën e Basketbollit të Kosovës
10 October 2018

Sot në ambientet e “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në një ceremoni solemne është nënshkruar kontrata e sponsorizimit ndërmjet bankës TEB dhe Federatës së Basketboollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Banka TEB do të jetë sponsor i Përfaqësueses së Kosovës në parakualifikimet për Eurobasket 2021.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar për bankën TEB, Drejtori i Përgjithshëm, Orcun Ozdemir dhe për FBK-në, kryetari Arben Fetahu. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, si dhe përfaqësuesit e FFK-së, Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm dhe Samir Ujkani, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Orcun Ozdemir, Drejtor i Përgjithshëm i bankës TEB:

“Për bankën TEB është nder dhe kënaqësi të përkrahim Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës materialisht duke sponsorizuar Përfaqësueset e Kosovës, por ajo çka është më e rëndësishme është se si futbolli, ashtu edhe basketbolli kanë nevojë për përkrahjen e shikuesve në numër sa më të madh, sepse me të vërtetë e meritojnë një përkrahje të tillë.

Ne edhe në të kaluarën i kemi mbështetë të dyja Federatat, më saktësisht Përfaqësueset e Kosovës, si në futboll, ashtu edhe në basketboll, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke marr parasysh interesimin e madhe të të gjithëve për këto dy sporte.

Unë uroj që Përfaqësueset e Kosovës në futboll dhe basketboll të arrijnë të shënojnë rezultate sa më të mira”.

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së:

“Federata e Basketbollit të Kosovës i është mirënjohëse bankës TEB për mbështetjen e vazhdueshme në forma të ndryshme për disa vite radhazi. Ne e kemi filluar bashkëpunimin me TEB-in kohë më parë nëpërmjet sponsorizimit të ligave të kategorive të reja, ndërsa më pas e kemi vazhduar me Përfaqësueset e Reja të Kosovës, dhe tani në tri vitet e fundit me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ne jemi shumë të lumtur që e kemi një partner kaq të fortë si banka TEB, e cila na është gjindur gjthmonë pranë në forma të ndryshme, pra jo vetëm në ato material, pork a pasur raste kur drejtori Orcun Ozdemir ka udhëtuar me Përfaqësuesen e Kosovës vetëm për ta mbështetur dhe kjo për ne do të thotë shumë.

Ne si FBK, dhe Përfaqësuese e Kosovëd do të bëjmë përpjekje maksimale që të shënojmë rezultate sa më të mira dhe kështu ti bëjmë të gjithë krenar”.

Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll:

“Sigurisht se për ne, pra për Përfaqësuesen e Kosovës është motivim kur e kemi përkrahjen financiare të bankës TEB. Unë dhe bashkëlojtarët do të përpiqemi sa më shumë të luajmë sa më mirë dhe kështu të arrijmë rezultate pozitive në parakualifikimet për Eurobasket 2021”.

Pas fjalimeve të pranishmëve në konferencë, ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e kontratave dhe dhurimin e fanellave të Përfaqësueseve të Kosovës në futboll dhe basketboll për Drejtorin e Përgjithshëm të bankës TEB, Orcun Ozdemir.