FBK paraqet katër gjyqtarë dhe një komisioner për thirrje të FIBA-s

  • FBK paraqet katër gjyqtarë dhe një komisioner për thirrje të FIBA-s
14 March 2019

Xhelal Mumini, Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni dhe Elion Obërtinca janë gjyqtarët kosovarë të cilët së bashku me komisionerin, Faton Kurshumlija, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka paraqitur në FIBA Bota për periudhën 2019-2021 për të qenë bartës të thirrjes të FIBA-s.

Në fakt FBK në fillim të këtij viti e ka marr informatën zyrtare nga FIBA Bota se për periudhën e lartëpërmendur nga tre gjyqtarët që i ka pasur më 2017-2019 me thirrje të FIBA-s (Mumini, Mehmeti dhe Maxhuni) tani do ta ketë vetëm një gjyqtar dhe një komisionier. Dhe e gjithë kjo për shkak të rënies në rangim botëror të Përfaqësueses A të Kosovës.

Megjithatë pas kontakteve të krerëve të lartë të FBK-së me FIBA Botën dhe dëshmive të paraqitura për punën që po e bën FBK në krye me Komesarin e Garave të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve tanë, atëherë FIBA Bota ka reaguar menjëherë dhe së fundi zyrtarisht e ka informuar FBK-në se i ka 4 vende për gjyqtarë dhe 1 për komisioner.  

Tani katër gjyqtarëve kosovarë dhe komisionerit u ka mbetur që ti kryejnë të gjitha testimet  në FIBA në mënyrë që të pajisen me licencë për dy vitet e ardhshme.

Duhet theksuar se tre gjyqtarët kosovar, Mumini, Mehmeti dhe Maxhuni janë nominuar për të ndarë drejtësinë në Kampionatet Evropiane të kategorive të reja që janë mbajtur gjatë verës së kaluar.

Mumini e ka ndarë drejtësinë në 3 Kampionate Evropiane, Mehmeti në 2 dhe Maxhuni në 2 Kampionate.