Në fundjavë mbahet seminari për licencën Pro A dhe B, si dhe për licencën E

  • Në fundjavë mbahet seminari për licencën Pro A dhe B, si dhe për licencën E
6 September 2017

Bazuar në Rregulloren për Licencimin e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe në pajtueshmëri me „njoftimin për zbatimin e sistemit të edukimit dhe licencimit të trajnerëve të basketbollit për edicionin 2017/2018“, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 9 dhe 10 Shtator do të organizojnë Seminarin, i cili do të mbahet në ditët dhe datat si në vijim:


1. E shtunë, 9 Shtator/Pro A and B
2. E diel, 10 Shtator/Licenca E


Në Seminarin që do të mbahet në këtë fundjavë, pra më 9 dhe 10 Shtator do të ligjerojnë trajnerët, Matthias Zollner (i dërguar nga FIBA Evropa), Anton Krump, Ibrahim Karabeg dhe Albert Sylejmani.
Ligjëruesi nga FIBA, Matthias Zollner do të ligjeroj në ditën e shtunë. Zollner ka karrierë të bujshme si trajnerë, ku ndër të tjera ai ka udhëhequr ekipe të ndryshme në Gjermani dhe Austri, si dhe ka qenë asistent trajner në ekipin kombëtar të Gjermanisë.
Seminari, i cili do të jetë i përbërë nga pjesa teorike dhe praktike, përfshirë edhe punëtoritë, do të mbahet në kolegjin ISP në lagjen „Marigona Residence“ në Prishtinë, prej orës 09:00 deri në ora 18:00, ndërsa FBK është përkujdesur që nëpërmjet emailave zyrtarë t'ju dërgoj të gjithë trajnerëve orarin e seminarit të detajuar.

VËREJTJE:
Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve është pjesë integrale e programit edukativ dhe është obligativ për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës. Prandaj, në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, pjesëmarrja në këtë seminar është obligative për të gjithë trajnerët që do të aplikojnë për t’u pajisur me licencën profesionale të trajnerit për edicionin 2017/2018.