Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

Telegram Ngushëllimi

  • Telegram Ngushëllimi
25 March 2020

E nderuara familje Qena, komuniteti i artistëve të Kosovës dhe gjithë dashamirët e artit dhe kulturës shqiptare.

Sot, Kosova ka humbur një ikonë të artit, një ikonë të teatrit, kinemasë dhe televizionit.

Sot, arti shqiptar ka humbur një person shumë të dashur nga të gjithë ne.

Leze Qena e ka përkrahur edhe sportin femëror në Kosovë, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Humbja e saj është e madhe për gjithë Kosovën dhe ne do ta kujtojmë përherë.

Ajo do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet për familjen e saj, kolegët e saj dhe gjithë komunitetin e artistëve të Kosovës.

Me respekt

Arben Fetahu

Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës