United Basketball nga Gjilani anëtari i ri i Ligës së Parë të Kosovës

  • United Basketball nga Gjilani anëtari i ri i Ligës së Parë të Kosovës
19 May 2017

Skuadra e United Basketball nga Gjilani është anëtare e re e Ligës së Parë të Kosovës.

Basketbollistët gjilanas ishin më të mirë në dy ndeshjet e play-out-it të Ligës së Parë në përballje me Kaçanikun.

Në ndeshjen e së enjtes mbrëma United Basketball ka triumfuar me shifrat 73:52.

Në Ligën e Parë të Kosovës në edicionin e ardhshëm do të luajnë dy ekipe nga Liga e Dytë, Kalaja nga Prizreni dhe United Basketball nga Gjilani.

Ndërkaq në Ligën e Dytë kanë rënë Newborn Prishtina dhe Kaçaniku.