Afat shtesë për klubet për kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së

  • Afat shtesë për klubet për kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së
5 Shtator 2017

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së klubeve ka vendosur që t’u jap afat shtesë për kryerjen e obligimeve karshi FBK-së.

Obligimet e klubeve karshi FBK-së kanë të bëjnë me pagesën e kootizimit për edicionin e ri, ndërsa afati shtesë është data 8 shtator 2017 (e premte).

Klubet që nuk arrijnë deri të premten t’i kryejnë obligimet ligjore dhe financiare ndaj FBK-së konform Propozicioneve të Garave të FBK-së nuk do të licencohen për edicionin 2017/18.

Tërheqja e shortit do të bëhet menjëherë pas përfundimit të afatit shtesë për pagesë të kootizimit nga klubet.

Pagesa e kootizimit duhet të bëhet në:

TË DHËNAT BANKARE

Banka: TEB Sh.A.

Swift Code: TEBKXKPR

Përfituesi: Federata e Basketbollit të Kosovës

Llogaria: 20-11-0000875360-41