FBK 2015

Bashkimi e nis me fitore serinë finale të play-off-it

  • Bashkimi e nis me fitore serinë finale të play-off-it
15 Maj 2017

Skuadra e Bashkimit ka startuar me fitore në serinë finale të play-off-it të Superligës se Kosovës pasi në ndeshjen e parë të luajtur të shtunën mbrëma në kryeqytet ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 76:66.

Ashtu si është pritur është zhvilluar një luftë e fortë në parket nga të dyja skuadrat por që në fund më të mirë u treguan mysafirët dhe kështu e nisën për së mbari serinë finale, e cila tani do të vazhdoj me ndeshjen e së mërkurës në Prizren. Cereku i parë ishte i barabartë, andaj edhe pas dhjetë minutave rezultati shënonte 16:16, por ishte cereku i dytë ai në të cilin mysafirët u dalluan nga nikoqirët të cilin e përmbyllën në favor të tyre me shifrat 22:15.

Me tu kthyer në parket sërish në parket të dyja ekipet u treguan të barabarta, ndërsa Bashkimi në cerekun e katërt prap e bëri dallimin në fushë duke e fituar këtë cerek me 16:12 dhe krejt ndeshjen me 10 pikë epërsi. Më efikasi te Sigal Prishtina ishte Nenad Delia me 23 pikë, kurse Jabarie Hinds ka shtuar 17 sosh dhe Granit Rugova e përmbylli takimin me 13 pikë.

Në anën tjetër te skuadra e Bashkimit më të dalluarit ishin Kayel Locke me 20 pikë dhe Justin Black me 14 sosh. Ndeshja e dytë finale do të luhet të mërkurën në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren. Ekipi që shënon 3 fitore shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina.