Bashkimi e nisi me këmbë të mbarë finalen e play-offit në IP Superligë

  • Bashkimi e nisi me këmbë të mbarë finalen e play-offit në IP Superligë
14 Maj 2018

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 84:81.

Skuadra prizrenase ka udëhequr në pjesën më të madhe të ndeshjes, derisa ka pasur epërsi edhe deri në 20 pikë (71:51).

Nikoqirët janë këndellur në çerekun e katërt, kur kanë arritur të barazojnë rezultatin në 69:69, ku në këtë pjesë të lojës me lojë të mirë është shquar  Filip Bundoviq.

Kur kishin mbetur edhe 1.31 minuta para fundit të takimit, kur rezultati ishte 79:81, topi ishte në pronësi të bardhekaltërve, por e humbi Alban Veseli dhe kështu portokallinjtë në fund ia dolën të triumfojnë me tri pikë dallim.

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Mikaile Tmusic me 23 pikë, kurse Aaron Moss ka shtuar 19 pikë, Vincent Zollo ka kontribuar me 15 dhe Eric Stutz e ka përmbyllur duelin me 13 pikë.

Te Sigal Prishtina më efikasi ishte Filip Andunoviq me 26 pikë, ndërsa Edmond Azemi ka realizuar 16 dhe Granit Rugova 15 pikë.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën në Prizren, ndërsa kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore.

Kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.