Bashkimi e regjistroi fitoren e parë në Ligën Ballkanike

  • Bashkimi e regjistroi fitoren e parë në Ligën Ballkanike
7 Nëntor 2017

Bashkimi të martën mbrëma e ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2017/18 Ligën Ballkanike (BIBL).

Skuadra nga Prizreni e ka mundur ekipin nga Bullgaria, Levski 2014 në palestrën "Sezai Surroi" me rezultat 70:63.

Ndeshja u vendos në çerekun e tretë kur nikoqirët luajtën shumë më mirë dhe kështu bën diferencën në parket dhe në fund shënuan fitore mjaft të vlefshme.

Tani Bashkimi ka bilanc prej 2 humbje e 1 fitore, kurse Levski ka 2 fitore e 2 humbje.

Ndeshjen e radhës skuadra nga Prizreni e luan sërish para shikuesve të saj kundër ekipit nga Mali i Zi, Ibar.

Më të merituarit për triumfin e Bashkimit ishin Samir Zekiqi me 16 pikë, Adrian Motley dhe Daishon Knight me nga 14 pikë secili dhe me nga 6 kërcime të realizuara. Në anën tjetër te Levski më të dalluarit ishin Stanimir Marinov me 22 pikë e 7 kërcime, Aleks Simeonov me 16 pikë dhe Kris Minkov me 11 pikë.