basketbolli

Bashkimi sfidohet nga Penza

  • Bashkimi sfidohet nga Penza
8 Nëntor 2019

Java e pestë në Superligën e Femrave do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Bashkimi që është lider me katër fitore në po aq ndeshje, do të sfidohet nga Penza, që javën e kaluar pësoi humbjen e parë nga Mabetex Prishtina. Bashkimi-Penza zhvillohet të premten (sot) nga ora 19:00.

Të shtunën, kampionia e Kosovës, Mabetex Prishtina do të ndeshet me Kastriotin. Prishtinaset janë favorite, ku në këtë edicion kanë tri fitore dhe një humbje, kurse vashat ferizajase kanë një fitore dhe tre humbje. Ndeshja e fundit do të zhvillohet të dielën ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Skuadra mitrovicase ka një fitore dhe tre humbje, derisa ajo kuqezi ende nuk di për fitore në katër takimet e para.

Superliga e Femrave - Java 5

E premte

19:00 Bashkimi – Penza

E shtunë

13:30 Mabetex Prishtina – Kastrioti

E diel

15:30 Trepça - Vëllaznimi