basketbolli

Bashkimi shënon fitoren e tetë në Superligën e Femrave

  • Bashkimi shënon fitoren e tetë në Superligën e Femrave
2 Dhjetor 2019

Bashkimi ka shënuar fitoren e tetë në Superligën e Femrave nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitën e femrave pa asnjë humbje.

Vashat prizrenase kanë mundur në udhëtim Kastriotin me rezultat 39:105 (8:35, 9:23, 12:15, 10:32).

Mysafiret dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me rezultat 8:35, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 9:23. Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë për të fituar periudhën e tretë 12:15 dhe atë të fundit 10:32.

Agnesa Rrahmani shënoi 26 pikë për Kastriotin, derisa te Bashkimi u dalluan Aisha Balarabe 19 pikë, Jeta Zeka 17 pikë dhe 16 kërcime, Saranda Daci 17 pikë e 11 kërcime, Khadija Haywood 14 pikë dhe 11 kërcime dhe Sara Vraniqi 14 pikë dhe 11 kërcime.

Kastrioti ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore, duke kryesuar i vetëm në renditje.