Bashkimi triumfoi kundër Trepçës në kryendeshjen e xhiros së XXI-të

  • Bashkimi triumfoi kundër Trepçës në kryendeshjen e xhiros së XXI-të
15 Mars 2019

Bashkimi ka triumfuar në kryendeshjen e xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 96:80 në takimin e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Të enjten është luajtur edhe një tjetër ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje, ajo në mes Rahovecit dhe Lipjanit, ku fitore ka regjistruar skuadra vendase me shifrat 99:77. I vetmi takim i zhvilluar të mërkurën që e lamë pas, ai në mes Golden Eagle Yllit dhe AFK Borea ka përfunduar me rezultat 132:51 në favor të ekipit nga Suhareka.

Ndërkohë ndeshja e mbetur e kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinës do të luhet më 20 mars në ora 19:00 në palestrën "Sezai Surroi".