Borea-Sigal Prishtina e hap xhiron e XXVII në IP Superligën e Kosovës

  • Borea-Sigal Prishtina e hap xhiron e XXVII në IP Superligën e Kosovës
13 Prill 2018

Me ballafaqimin në mes Boreas dhe Sigal Prishtinës që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë do të nis xhiroja e XXVII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkaq të dielën do të luhen dy takime të tjera, Peja-Golden Eagle Ylli (17:00) dhe Rahoveci – Trepça (17:00), kurse të martën Bashkimi e pret Kerasan Prishtinën (19:30).