E teta me radhë për Sigal Prishtinën

17 Nëntor 2013

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë edhe fitoren e tetë me radhë në kampionat dhe kështu ka vazhduar serinë e saj të pamposhtshmërisë në ETC Superligë.

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me 40 pikë dallim ndaj Dritës, duke e shënuar kështu njërën ndër fitoret më të thella në kampionat.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina, rimerr kreun e tabelës së klasifikimit, të cilën ia la Pejës për 24 orët e fundit.

Në anën tjetër Drita ka regjistruar edhe humbjen e katërt në ETC Superligë pas startit të mirë që kishte këtë stinor dhe tani ka barazuar bilancin e fitoreve dhe humbjeve në 4 me 4.