basketbolli

FBK e organizon Superkupën e Kosovës në Rahovec

  • FBK e organizon Superkupën e Kosovës në Rahovec
5 Shtator 2019

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec më 24 Shtator.

Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me KB Rahoveci do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që këto ndeshje të organizohen në atmosferë festive dhe që edicioni i ri në basketboll të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në mes KB Sigal Prishtinës dhe KB Rahovecit, kurse ajo në konkurrencën e femrave ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Bashkimit.

Për orarin e zhvillimit të ndeshjeve, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci do të njoftojnë opinionin në javën e ardhshme.