FBK 2015

FBK në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës në Berlin

  • FBK në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës në Berlin
19 Maj 2017

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu sot kanë udhëtuar për në Berlin, me ç’rast do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që do të mbahet të shtunën në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në këtë Asamble do të flas për punën njëvjeçare presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, kurse do të raportoj sekretari gjeneral, Kamil Novak, derisa do të raportojnë edhe Komisionet e tjera të FIBA Evropës, si ai i Thesarit dhe Financave, ai Ligjor, pastaj ai i Garave, Gjeneratave të Reja, Shteteve të Vogla etj etj.