FBK organizon FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial dhe FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e FBK-së

  • FBK organizon FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial dhe FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e FBK-së
11 Janar 2019

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) paralelisht me Final 8 të Kupës së Kosovës e ka paraparë organizimin e FIBA Kampit për Gjyqtarët Potencial dhe FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e FBK-së.

Në FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial pjesëmarrës do të jenë 3 gjyqtarë të FBK-së dhe 6 gjyqtarë nga Evropa, dhe që të gjithë këta së bashku do ta ndajnë drejtësinë në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës.

FIBA Evropa gjatë organizimit të Final 8 të Kupës së Kosovës i ka nominuar edhe instruktorët e saj, të cilët do të udhëheqin programin dhe do të bëjnë vëzhgimin e gjyqtarëve në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës.

 Në Kosovë prej 27 shkurt deri më 3 mars do të qëndrojnë:

-FIBA Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve, Davorin Nakic;

-FIBA Instruktori nga Greqia, Georgios Tanatzis;

-FIBA Instruktori nga Maqedonia, Gjorgi Piperkov;

-FIBA Nacioanl Instruktori i FBK-së, Faton Kurshumlija.

Duhet theksuar se FBK në disa vitet e fundit ka qenë fituese e këtyre projekteve në FIBA, ku kjo e fundit ia ka besuar organizimin Federatës së Basketbollit të Kosovës, falë punës së palodhshme dhe organizimit të shkëlqyeshëm, për të cilat aktivitete FBK ka marr lëvdata nga krerët më të lartë të FIBA Evropës.

Së fundi Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet në Rahovec nga KB Rahoveci.