Fillon sezoni i ri në BIBL me Komisionerin dhe Gjyqtaret e FBK-së

  • Fillon sezoni i ri në BIBL me Komisionerin dhe Gjyqtaret e FBK-së
10 Tetor 2017

Me dy ndeshje sonte dhe një që zhvillohet nesër, fillon stinori i ri i Ligës Ballkanike në Basketboll.

Ibri nga Rozhaja e hap stinorin duke filluar nga ora 17:00 ku pret ekipin  Akademik Buletx 99, ku pjesë e kësaj ndeshje është  gjyqtari  i ri i FIBA-së  dhe FBK-së Dardan Maxhuni si dhe komisioner i FIBA-së Faton Kurshumlija.

Ndërsa në duelin tjetër që fillon nga ora 18:30, KB Tirana si mysafir në Gjevgjeli  do të përballet kundër ekipit Blokotehna, ky takimi drejtohet nga gjyqtaret e FIBA-së, Daut Mehmeti, Stelios Symeonides dhe Xhelal Mumin.  

KB Bashkimi xhiron e rradhës  zhvillon duelin e parë të stinorit në Bibl, si musafir i ekipit maqedon Blokotehna.