basketbolli

Fitojnë Mabetex Prishtina dhe Penza

  • Fitojnë Mabetex Prishtina dhe Penza
1 Dhjetor 2019

Mabetex Prishtina ka mundur Trepën 84:37 në kuadër të javës së tetë të Superligës së Femrave. Prishtinaset kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicaset dy fitore dhe gjashtë humbje.

Penza ka mundur Vëllaznimin 77:62, duke shënuar fitoren e gjashtë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse vashat kuqezi kanë tetë humbje nga po aq ndeshje.

Takimi i fundit është ndërmjet Kastriotit dhe Bashkimit, që zhvillohet të hënën nga ora 12:00.