Fitore për Sigal Prishtinën, Pejën dhe Rahovecin

  • Fitore për Sigal Prishtinën, Pejën dhe Rahovecin
15 Prill 2018

Në këtë fundjavë janë zhvilluar tri ndeshje në IP Superligën e Kosovës në basketboll, ku fitore kanë regjistruar Sigal Prishtina, Peja dhe Rahoveci.

Në duelin e së premtes, Sigal Prishtina e ka mposhtur Borean me shifrat 98:65, Peja ka triumfuar në përballje me Golden Eagle Yllin me rezultat 93:88, si dhe Rahoveci ishte skuadër më e mirë se Trepca të cilën e mundi me 86:79. 

Ndërkaq të martën do të luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, ajo në mes Bashkimit dhe Kerasan Prishtinës.