GRUMBULLIMI I RADHËS I VAJZAVE U14 TË PROJEKTIT YDF TË FIBA-SË

  • GRUMBULLIMI I RADHËS I VAJZAVE U14 TË PROJEKTIT YDF TË FIBA-SË
8 Nëntor 2018

 

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se për vajzat e lindura në vitet 2004 deri në 2006 se do të mbaj grumbullimin e radhës në kuadër të projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).

Grumbullimi do të mbahet të shtunën (10.11.2018) prej orës 14:00 deri në ora 16:00 në palestrën e ISP- Marigona Residencë në Prishtinë.

Nisja për Marigona Residencë bëhet në ora 13:40 te Pallati I Rinisë dhe Sporteve.

Pjesëmarrja e vajzave të grupmoshës së lartëpërmendur është obligative, andaj inkurajojmë trajnerët dhe prindërit ti sjellin vajzat në grumbullim. 

Federata e Basketbollit të Kosovës tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por këtë vit për herë të parë projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

 

Lista e vajzave: 

  1. Rea Ukaj – KB Borea
  2. Erza Ulnika –KB Borea
  3. Agnesa Thaci- KB Sfera
  4. Blerta Mehana – KB Vushtrria Basket
  5. Vesa Ballazhi –KB Kerasan Prishtina
  6. Dije Daku –KB United Basket
  7. Anila Selmani –KB United Basket
  8. Elma Bangu –KB Vushtrria Basket
  9. Olta Zymberi –KB Drita
  10. Anita Grainca – KB Kastrioti
  11. Gresa Berisha –KB Suti Sport
  12. Xheneta Daci –KB Suti Sport
  13. Yllka Hoxha – KB Kerasan Prishtina
  14. Vesa Krasniqi – KB Kalaja