Hotel International Prishtina & SPA dhe FBK sot kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi

  • Hotel International Prishtina & SPA dhe FBK sot kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi
15 Mars 2019

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Hotel International Prishtina & SPA sot në zyre të FBK-së kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi njëvjeçare.

Hotel International Prishtina & SPA do ti ofrojë Federatës së Basketbollit të Kosovës shërbime hoteliere për organizimin e Klinikave për Gjyqtarë dhe Trajnerë në një periudhë njëvjeçare.

Në emër të FBK-së kontratën e ka nënshkruar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme, kurse në emër të Hotel International Prishtina & SPA kontratën e ka nënshkruar Esad Hamiti, Menaxher i shitjes dhe i eventeve.

Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderon Hotel International Prishtina & SPA për mbështetjen e dhënë dhe zotohet se do t’i kryej me përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e sponsorizimit të nënshkruar sot.