INFORMATORI NR 16 IP SUPERLIGA

23 Janar 2018

Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Xhiros së XVI-të , IP Superligës së Kosovës të zhvilluara më 19/20.01.2018, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

Xhiroja XVI 19/20.01.2018

Golden Eagle Ylli vs Rahoveci 99:86 (23:14,17:21,32:25,27:26)
Gjyqtari kryesor : Dardan Maxhuni
Gjyqtari 1: Elion Obërtinca
Gjyqtari 2: Ngadhnjim Shabani
Vëzhguesi: Hajredin Zeka
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive përveç për sjellje josportive me GT (B) u ndëshkua trajneri Bujar Loci (KB Rahoveci).
SJELLJET E SHIKUESVE: KB Golden Eagle Ylli para fillimit të ndeshjes shpalosin pankartën josportive me ofendime nacionale dhe racore . Numri i tyre ishte rreth 1.500.
REKLAMA e Kompanisë IP ishte e vendosur.

Bashkimi vs Borea 97:70 ( 23:21,17:11,26:18,31:20 )
Gjyqtari kryesor : Artan Gashi
Gjyqtari 1: Xhavit Beqiri
Gjyqtari 2: Ardian Rrustemi
Vëzhguesi : Mehmet Xhemajli
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive përveç lojtarit Urim Zenelaj për sjellje josportive u ndëshkua me GT .
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive dhe korrekte. Numri i tyre ishte rreth 50.
REKLAMA e Kompanisë IP ishte e vendosur.

Peja vs Sigal Prishtina 85:111 ( 21:28,13:24,26:28,25:31)
Gjyqtari kryesor : Elldin Uglari
Gjyqtari 1: Amar Djekovic
Gjyqtari 2: Genc Vitaku
Vëzhguesi : Nexhdet Hoxha
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> DHE <B>korrekte dhe sportive.
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive dhe korrekte . Numri i tyre ishte rreth 100.
REKLAMA e Kompanisë IP ishte e vendosur.

Kerasan Prishtina vs Trepça 75:88 ( 19:20,15:16,18:29,23:23)
Gjyqtari kryesor : Xhelal Mumini
Gjyqtari 1: Daut Mehmeti
Gjyqtari 2: Astrit Kasapolli
Vëzhguesi : Muhamet Ahma
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE :
Skuadra <A> korrekte dhe sportive përveç trajnerit Dritro Sefaja për sjellje josportive u ndëshkua me GT(C).
Skuadra <B> korrekte dhe sportive përveç trajnerit Ilir Selmani për sjellje josportive të pankinës u ndëshkua me GT(B)
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive dhe koerekte . Numri i tyre ishte rreth 50.
REKLAMA e Kompanisë IP ishte e vendosur.

VENDIME:
Bujar Loci (KB Rahoveci ) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 150 euro (dënim i përsëritur).
KB Golden Eagle Ylli Konform Nenit 49.6 të PG dënohet me 500 euro.
Neni 49.6 PG: - Animi dhe sjellja josportive e shikuesve me ofendime nacionale, fetare dhe racore si dhe vendosja e transparenteve me ofendime josportive, racore dhe nacionale, 500. 00€
Dritëro Sefaja (KB Kerasan Prishtina) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 150 euro(dënim i përsëritur).
Ilir Selmani ( KB Trepça) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 75 euro.
Urim Zenelaj (KB Bashkimi ) Konform Nenit 50.1 të PG dënohet me 50 euro.