Informatori nr 31 superliga

23 Prill 2019

Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja III çerekfinale të Play Off-it, të superligës e zhvilluar me 21.04.2019 ,Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:

Rahoveci vs Ponte Prizreni 84:65 ( 24:20,23:14,14:13,23:18) 2-1
Gjyqtari kryesor: Daut Mehmeti
Gjyqtari 1: Dardan Maxhuni
Gjyqtari 2: Elion Obertinca
Gjyqtari : Atdhe Goqaj
Vëzhguesi: Muhamet Ahma
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra <A- korrekte dhe sportive.
Skuadra B - korrekte dhe sportive, përveq për sjellje josportive me GT u ndeshkua lojtari Urim Zenelaj dhe me GD trajneri Arbnor Rifati.
SJELLJET E SHIKUESVE: Sportive. Numri i tyre ishte 3.500.
REKLAMA e Kompanisë ART Motion ishte e vendosur.

VENDIME:
1.Urim Zenelaj(KB.Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.Arbnor Rifati ( KB.Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.3 te PG denohet me 300 euro.

NJOFTIM :
Ne ndeshjet gjysmëfinale Play Off-it do te takohen :
Z Mobile Prishtina vs Bashkimi
Golden Eagle Ylli vs Rahoveci