IPKO partner i komunikimit i basketbollit

  • IPKO partner i komunikimit i basketbollit
  • IPKO partner i komunikimit i basketbollit
2 Tetor 2013

Sot në hapsirat e Hotelit Swiss Diamond ,Federata e Basketbollit të Kosovës dhe kompania IPKO, para mediave nënshkruan kontratën për bashkëpunim trevjeçar. Me këtë kontratë parashihet që IPKO, si partner i komunikimit i baketbollit, ti ofrojë shërbimet e internetit, telefonisë mobile dhe asaj fikse për zyret e FBK-së, për të gjitha palestratë ku zhvillohen ndeshjet e ETC Superligës dhe komunikim falas në rrjet mobil IPKO për rreth 100 anëtarë, klube, shoqata, gjyqtarë, vëzhgues, etj. 

Poashtu, kontributi finansiar i IPKO-së do të mundësojë që FBK të pajisë me kompjutera (lap-top) dhe printera për klubet e ETC Superligës (në vitin e parë) e që do të mundësojë që e tërë liga të mbajë statistika "live" dhe ato më tej të postohen në webfaqen basketbolli.com që është nën hostingun e IPKO-së. 

Me këtë marrëveshje poashtu është paraparë që Kupa e Kosovës në tri edicionet e rradhës të mbajë emrin zyrtar "IPKO KUPA E KOSOVËS".

Kryetari i FBK-së Erolld Belegu dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë IPKO, Robert Erzin, janë shprehur shumë të lumtur për këtë kontratë afatgjate, duke shpresuar që bashkpunimi do i sjellë komunikim më modern të gjitha klubeve sikurse edhe do të ngritet niveli teknologjik i informimit të FBK-së, duke i përmbushur standardet më të larta europiane.

Kjo është kontrata e tretë afatgjate e nënshkruar nga FBK që nga ardhja e bordit të ri. Së shpejti pritet zyrtarizimi edhe i tri kontratave domethënëse për ngritjen e nivelit organizativ të basketbollit tonë.