Kastrioti mposhti Penzën, Bashkimi e Prishtina pa probleme në këtë fundjavë

  • Kastrioti mposhti Penzën, Bashkimi e Prishtina pa probleme në këtë fundjavë
10 Shkurt 2019

Basketbollistet e Kastriotit të Ferizajt kanë triumfuar në ballafaqim me Penzën nga Peja me rezultat 75:72 në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën e Femrave.

Ndërkohë Vëllaznimi ka arritur të triumfoj kundër Sferës me shifrat 68:64, derisa Prishtina shënoi fitore ndaj Dritës me rezultat 126:37 dhe Bashkimi mundi Vushtrrinë me rezultat 106:17.

Pas dhjetë xhirove në Ligën e Femrave, basketbollistet e Bashkimit kryesojnë bindshëm me 9 ndeshje e po aq fitore, me 18 pikë të grumbulluara, kurse Prishtina është në vendin e dytë me 7 fitore e 2 humbje, me 16 pikë, Penza me bilanc të njëjtë në vendin e tretë, kurse Kastrioti zë pozitën e katërt me 5 fitore e 4 humbje dhe me 14 pikë të tubuara.