KB KASTRIOTI REGJISTRON LOJTARIN E DYTË TË HUAJ MILAN KOLOVRAT

3 Tetor 2013

KB Kastrioti nga Ferizaji ka regjistruar lojtarin e dytë të huaj që do të ketë mundësinë që të paraqitet që nga xhiroja e parë e ETC Superligës. Kroati Milan Kolovrat është basketbollisti i dytë i huaj i Kastriotit. 

Klubi nga Ferizaji ka kryer të gjitha obligimet e nevojshme pranë FBK-së dhe ai do të mund të vesh fanellën e Kastriotit për ndeshjen e xhiros së parë ndaj Trepçës.