Kerasan Prishtina fitues i Kupës së Kosovës për U16, Prishtina e Re për U18

  • Kerasan Prishtina fitues i Kupës së Kosovës për U16, Prishtina e Re për U18
  • Kerasan Prishtina fitues i Kupës së Kosovës për U16, Prishtina e Re për U18
15 Prill 2018

Sot në palestrën "Jeton Tërstena"-Tota në Vushtrri janë zhvilluar finalet e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 dhe U18 në konkurrencën e meshkujve.

Në kategorinë U16 fitues i Kupës së Kosovës është shpallur Kerasan Prishtina, pasi në finale e ka mposhtur Trepcën me rezultat 67:38, derisa MVP i finales U16 është shpallur basketbollisti i Kerasan Prishtinës, Dion Sheqiri.

Ndërkaq në finalen e kategorisë U18, trofeun e Kupës së Kosovës e ka fituar Prishtina e Re, e cila e ka mundur Kerasan Prishtinën në një ndeshje mjaft dramatike dhe me plot kthesa në rezultat. Takimi ka përfunduar me shifrat 56:52.

MVP i finales së U18 është shpallur lojtari i Prishtina e Re, Meriton Ismaili, i cili ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij.