Kerasan Prishtina, kampion i Superligës U18

  • Kerasan Prishtina, kampion i Superligës U18
  • Kerasan Prishtina, kampion i Superligës U18
8 Maj 2018

Basketbollistët e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampion të Superligës U18.

Kerasan Prishtina ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale kundër Pejës të luajtur sot në palestrën “Karagaçi”, derisa në fundjavë kjo skuadër i kishte mposhtur pejanët në kryeqytet.

Kupën kapitenit të ekipit fitues, Erjon Qarkaxhijës ia dorëzoi Elldin Uglari, Komesar i Garave të Kategorive të Reja në FBK.