Kerasan Prishtina mbetet pjesë e elitës së basketbollit kosovar

  • Kerasan Prishtina mbetet pjesë e elitës së basketbollit kosovar
19 Maj 2017

Kerasan Prishtina është skuadra, e cila edhe edicionin e ardhshëm do të luaj në Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollistët prishtinas kanë triumfuar në dy ndeshjet e serisë së play-out-it kundër Dritës së Gjilanit dhe kështu kanë mbetur pjesë e elitës së basketbollit kosovar.

Takimi i dytë i luajtur të enjten mbrëma në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan ka përfunduar me rezultat 96:92.

Në këtë mënyrë ekipi i Dritës do të vazhdoj të luaj edhe në edicionin tjetër në Ligën e Parë të Kosovës.