Kerasan Prishtina mposht Trepçën

  • Kerasan Prishtina mposht Trepçën
10 Tetor 2017

Kerasan Prishtina  ka shënuar fitore ndaj Trepçë, për të shënuar kështut fitoren e parë sezonale.

Kerasan Prishtina ka treguar  lojë të mirë, ku krijuan një epërsi të lehtë në pjesën e parë. Ndërsa Mitrovicasit në çerekun e fundit paten një paraqitje teje të mirë, duke shënuar 30 pikë e pranuar vetëm 15, për ta ngushtuar shumë rezultatin. Mirëpo ishte vonë për një rikthim të skuadrës së Trepçës, dhe takimi u mbyll me rezultat (83:76)në të mirë të Kerasanit.

Më të dalluarit në këtë fitore të Kerasan Prishtinës ishin Rinor Ahmeti me 17 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Alban Latifaj që shtoj 16 pikë, 6 kërcime e 11 asistime kurse te Trepça u dalluan Valdrin Haxhiu, Burim Zekiqi e  Xhem Haxhiu që të tre me nga 17 pikë.