Korporata Rugove, produkti “Uji Rugove” në mbështetje të basketbollit kosovar

  • Korporata Rugove, produkti “Uji Rugove” në mbështetje të basketbollit kosovar
13 Mars 2019

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Korporata Rugove, Produkti “Uji Rugove” sot në zyre të FBK-së kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizimi njëvjeçare.

Korporata Rugove, Produkti “Uji Rugove” do të furnizojë FBK-në me  ujë Rugove në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës duke përfshirë këtu Përfaqësuesen A të Kosovës, Përfaqësueset e Reja të Kosovës, Kampin Nacional të FBK-së, FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave që do të mbahet në Prishtinë, turnetë ndërkombëtar të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, Klinikat për Trajnerë dhe për Gjyqtarë etj.

Në emër të FBK-së kontratën e ka nënshkruar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme, kurse në emër të Korporatës Rugove, Produkti “Uji Rugove” kontratën e ka nënshkruar përfaqësuesja e kësaj kompanie, Leana Rexhepi.

Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderon Korporatën Rugove, Produkti “Uji Rugove” për mbështetjen e dhënë dhe zotohet se do t’i kryej me përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e sponsorizimit e nënshkruar sot.