KOSOVA E 96-ta NË FIBA BOTË

  • KOSOVA E 96-ta NË FIBA BOTË
11 Tetor 2017

FIBA sot ka publikuar ranklistën e Përfaqësueseve në Botë. Padyshim në pozitën e parë ishin SHBA-të, duke u përcjellur nga Spanja në vendin e dytë, kurse Kampioni I ri Evropian, Sllovenija  është ngritur për 5 pozita në ranklistë duke u pozicionuar e 7-ta.

Rankimi I të gjitha reprezentacioneve ëhtë bazuar nga rezultatet e Kampionateve Botërore, kampionateve të Kontinenteve përkatëse, Lojërave Olimpike, kualifikimeve dhe parakualifikimeve të cilat ndodhën në tri vitet e fundit.

Përfaqësuesja jonë në këtë ranklistë është në pozitën e 96-të, që është bazuar në rezultatet e para gjatë Kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Eurobasket 2017 dhe parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, Kina 2019.

Ranklista e re e Përfaqësueses së Kosovës por edhe e të gjitha reprezentacioneve të Botës, në FIBA e cila bëhet nga Kompania e veshmbathjeve sportive NIKE, do të bëhet pas cdo përfundimi të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror, KINA 2019.