Kosova me tre gjyqtarë të FIBA-s

  • Kosova me tre gjyqtarë të FIBA-s
16 Korrik 2017

Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni janë gjyqtarët kosovarë që tash e tutje do të jenë bartës të thirrjes gjyqtarë të FIBA-s. Mehmeti, Mumini dhe Maxhuni, të tretë gjyqtarë të Superligës së Kosovës dhe vijues të shumë klinikave e seminareve ndërkombëtare të FIBA-s, titujt si gjyqtarë të FIBA-s i fituan në kampin për licencim të gjyqtarëve të rinj ndërkombëtarë, që u mbajt në Zagreb.

Pajisja me licenca të FIBA-s është konfirmimi më i mirë i punës që e kanë bërë këta tre gjyqtarë në teknikë të referimit, njohuri të rregullave, përgatitje fizike dhe njohje të bazave të gjuhës angleze si dhe njëkohësisht konfirmim i punës që ka bërë FBK më gjyqtarë viteve të fundit.

Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni bëhen kosovarët e parë që e marrin licencën e FIBA-s, pas Mithat Belegut, i cili thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtarë e kishte fituar më 1978.