Kosova mposhtet nga Polonia

  • Kosova mposhtet nga Polonia
2 Korrik 2018

Të dielën Kosova ka qenë nikoqire e Polonisë në ndeshjen që i ka takuar Dritares së Tretë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Polonia me rezultat 103:70 (30:23, 27:11, 23:25, 23:11).

Më efikasit te Kosova ishin Erjon Kastrati me 21 pikë, Dardan Berisha me 17 dhe Ergin Grosha me 10 pikë.

Ndërkaq te Polonia më të dalluarit ishin Karol Gruszecki me 21 pikë, Maciej Lampe me 17 pikë dhe Adam Waczynski me 16 pikë.

Në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” kanë bërë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup tri skuadra i kanë vazhduar garat në raundin e radhës, e në këtë grup janë Lituania, Hungaria dhe Polonia që kanë vazhduar tutje.