Kosova pësoi humbje të thellë nga Kroacia

  • Kosova pësoi humbje të thellë nga Kroacia
15 Korrik 2017

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka nisur me humbje të thellë Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë.

Kosova është mposhtur në kuadër të Grupit D nga Kroacia me rezultat 100:42 (20:16, 28:5, 22:21, 30:0).

Basketbollistët tanë kanë arritur tu bëjnë ballë rivalëve të tyre kroat vetëm në dy cerekë, në të parin dhe në të tretin, derisa në të dytin dhe të katërtin nuk ishin për asnjë moment në nivelin e duhur dhe të pritur.

Më i dalluari te Kroacia ishte Roko Badzim me 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime e 3 topa të vjedhur, kurse te Kosova më efikasi ishte Dardan Kapiti me 12 pikë e 6 kërcime.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj më 15 korrik me fillim nga ora 10:45 kundër Moldavisë