Kosova triumfoi ndaj Luksemburgut në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B

  • Kosova triumfoi ndaj Luksemburgut në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B
12 Gusht 2017

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës sot ka triumfuar ndaj Luksemburgut me rezultat   61:51 (11:17, 18:8, 13:17, 19:19) në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Djelmoshat tanë edhe në dy ndeshjet e para, kundër Portugalisë dhe Maqedonisë ishin shumë pranë fitores, por mungesa e përvojës, por edhe fati nuk ishte në anën e tyre dhe kështu në sekondat e fundit iu ka ikur fitorja nga duart.

Megjithatë në përballje me Luksemburgun të pëzgjedhurit e trajnerit Ibrahim Karabeg ishin më të vendosur dhe në fund ia dolën të shënojnë fitoren e parë në kuadër të kësaj gare.

Në tre çerekët e parë ndeshja ishte e barabartë, derisa në çerekun e katërt Kosova ia doli të krijojë epërsi prej 13 pikëve, kurse në anën tjetër mbrojtja ishte në nivelin e duhur dhe kjo bëri që djelmoshat tanë nga ky takim të dalin fitues.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të hënën kundër Britanisë së Madhe me fillim nga ora 19:30.