FBK 2015

Kosova U-16 grumbullohet të dielën

  • Kosova U-16 grumbullohet të dielën
20 Prill 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16, Ibrahim Karabeg dhe ndihmësi i tij, Lorik Kllokoqi i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistët e listës së gjerë të kësaj grupmoshe.

Stërvitja e radhës do të mbahet të dielën (23.04.2017) me fillim nga ora 14:00 deri në 16:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-16 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht.

Kosova është në Grupin D së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Lista:
1. Nderim Ratkoceri
2. Donat Rexhepi
3. Art Imeri
4. Donat Musa
5. Drinor Gashi
6. Endrit Berisha
7. Albin Berisha
8. Denis Radushaj
9. Ardit Demaj
10. Genis Mati
11. Drin Krasniqi
12. Altin Gashi
13. Don Poloshka
14. Arb Daku
15. Erhan Sholla
16. Ardi Shasivari
17. Shpend Cikaçi
18. Blend Mehana