Kosova U-20, nesër miqësore me Maqedoninë U-20

  • Kosova U-20, nesër miqësore me Maqedoninë U-20
6 Qershor 2019

Basketbollistët e Kosovës U-20, te premten në konkurrencën e meshkujve do të zhvillojnë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik në Matosinhos/Portugali.

“Dardanët” nesër janë mysafirë të Maqedonisë Veriore U-20, në përballjen që zhvillohet në Mavrovë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegu për të parë nga afër formën e lojtarëve.

Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë filluar më parë stërvitjet në Prishtinë për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Orari

12 korrik Estonia-Kosova

13 korrik Kosova-Holanda

14 korrik Armenia-Kosova

16 korrik Kosova-Gjeorgjia

17 korrik Kosova-Suedia