Kosova U18 (Femrat) të enjten do të udhëtoj për në Austri në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B

  • Kosova U18 (Femrat) të enjten do të udhëtoj për në Austri në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B
1 Gusht 2018

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e femrave të enjten do të udhëtoj për në Austri, ku do të marr pjesë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 3 deri më 12 gusht në Furstenfeld, Gussing dhe Oberwart.

Kosova U18 është në Grupin D së bashku me Norvegjinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që Kosova U18-Femrat do të bëjë gara në Divizionin B, pasi në dy vitet e para që nga pranimi i FBK-së në FIBA ka barë gara në Divizionin C.