basketbolli

Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Luksemburgun

  • Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Luksemburgun
13 Gusht 2019

Basketbollistët e Kosovës kanë vazhduar me përgatitje para ndeshjes ndaj Luksemburgut, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” të martën janë stërvitur dy herë në ditë, derisa atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë para përballjes në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Kosova duhet të shënojë fitore me më shumë se tetë pikë për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e publikut, që e kanë përkrahur gjithmonë. Biletat do të dalin në shitje të mërkurën nga ora 12:00 para New Bornit dhe do të kushtojnë 2 euro.

Kosova ndeshjen e fundit në këto parakualifikime e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe.