Kryendeshja të shtunën në Prishtinë

  • Kryendeshja të shtunën në Prishtinë
21 Prill 2017

Me ndeshjen Vëllaznimi – Peja që do të luhet sot me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sporteve "Shani Nushi" në Gjakovë,si dhe me ndeshjen tjetër në Prizren ku do të përballet Bashkimi-Rahoveci me fillim nga ora 17:00 do të nis edhe java e XXVII-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

 

Ndërkaq të shtunën në program është ndeshja më interesante në këtë fundjavë, ku Sigal Prishtina  e pret Trepçën në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00.

 

Të dielën në program është vetëm një takim, përsëri në Prishtinë, ku Kerasan Prishtina e pret Golden Eagle Yllin. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00.