Kurshumlija dhe Mehmeti pjesë e Final Four-it të Ligës Ballkanike

  • Kurshumlija dhe Mehmeti pjesë e Final Four-it të Ligës Ballkanike
12 Prill 2018

Në këtë fundjavë në Samokov të Bullgarisë do të zhvillohet Final Four i Ligës Ballkanike (BIBL).

Në Final Four do të merr pjesë edhe skuadra e Bashkimit nga Prizreni, derisa krahas ekipit kosovar, pjesë e kësaj gare janë edhe gjyqtari Daut Mehmeti dhe komisionieri, Faton Kurshumlija.

Të shtunën në kuadër të Final Four të BIBL-it do të takohen në gjysmëfinalen e pare, Blokotechna (Gjevgjeli) dhe Levski Lukoil (Sofje) në ora 15:00, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari kosovar me thirrje të FIBA-s, Daut Mehmeti, kurse Instruktori Nacional i FBK-së në FIBA, Faton Kurshumlija është komisioner i kësaj ndeshje.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Rilski Sportist (Samokov) dhe Bashkimit nga Prizreni (Kosovë). Ky takim do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:30. 

Ndërkaq të dielën do të luhet finalja e madhe e BIBL-it, si dhe ndeshja për vend të tretë.