Kursi Bazik për Administratorë të Sportit do të mbahet prej 22 deri më 24 dhjetor

  • Kursi Bazik për Administratorë të Sportit do të mbahet prej 22 deri më 24 dhjetor
5 Dhjetor 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) prej 22 deri më 24 dhjetor 2017 do të organizoj Kursin Bazik për Administratorë të Sportit.

Kursi treditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Kursi do të mbahet në hotel “Sirius” në Prishtinë dhe do të filloj më 22 dhjetor në ora 13:00.

FBK në ditët në vazhdim do të publikoj listën me emrat e përfaqësuesve të klubeve, anëtarëve të bordit, basketbollistëve/ve, gjyqtarëve/ve, vëzhguesve, trajnerëve/eve që do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Ndërkohë, ligjërues pritet të jenë: Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor Programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS.