FBK 2015

Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet të dielën në Mitrovicë

  • Kuvendi i Punës i FBK-së do të mbahet të dielën në Mitrovicë
15 Shkurt 2017

Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) do të mbahet më 19 shkurt (e diel) në sallën e Asamblesë Komunale në Mitrovicë duke filluar nga ora 14:00.
Në Kuvendin e Punës, krerët e FBK-së do të raportojnë para delegatëve për veprimtarinë e punës së vitit 2016.


                                                     Rendi i Ditës
1. Zgjedhja e Trupave Punues
a. Kryesisë së Punës
b. Komisionit Verifikues
c. Procesmbajtësit
2. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i datës 07.06.2016
3. Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2016
4. Raporti i Punës së ekipeve kombëtare të Kosovës për vitin 2016
5. Raporti Financiar dhe Auditimi për vitin 2016
6. Plani i Punës dhe Draft-Buxheti për vitin 2017
7. Miratimi i Rregullores së Arbitrazhit
8. Të ndryshme