MULAOMEROVIC E PUBLIKOI LISTËN E KOSOVËS PËR NDESHJEN ME RUMANINË

  • MULAOMEROVIC E PUBLIKOI LISTËN E KOSOVËS PËR NDESHJEN ME RUMANINË
11 Shkurt 2019

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic e ka publikuar listën e gjerë të Përfaqësueses A, e cila më 24 shkurt do të përballet me Rumaninë në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Përfaqësuesja A e Kosovës do të grumbullohet më 18 shkurt në Prishtinë për ndeshjen kundër Rumanisë, që i takon parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Dueli, Kosovë – Rumani do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do ti luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.

Lista e gjerë e Përfaqësueses së Kosovës:
1. Dardan Berisha
2. Lis Shoshi
3. Leonard Mekaj
4. Valon Bunjaku
5. Malcolm Armstead
6. Mikaile Tmusic
7. Meriton Ismaili
8. Arian Qallaku
9. Erjon Kastrati
10. Edmond Azemi
11. Samir Zekiqi
12. Rron Grapci
13. Drilon Hajrizi
14. Besnik Azemi
15. Fisnik Rugova