Mulaomerovic: Maqedonia favorit, por ne nuk do të dorëzohemi

  • Mulaomerovic: Maqedonia favorit, por ne nuk do të dorëzohemi
1 Dhjetor 2018

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic një ditë para duelit me Maqedoninë është shprehur i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por në të njëjtën kohë ai ka premtuar se basketbollistët tanë do të japin maksimumin dhe do të bëjnë përpjekje për të luajtur sa më mirë.

“Të dielën ne do të luajmë kundër Maqedonisë, e cila ka një ekip shumë të mirë, ku në përbërje janë vëllezërit Stojanovski, pastaj Trajkovski, si dhe lojtari i ri i cili luan në Spanjë, Whittington.  

Pas humbjes me rezultat të ngushtë nga Rumania, ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur sa më mirë ndaj Maqedonisë.

Tani me ne është bashkuar Mikaile Tmusic, i cili do të ketë pak kohë për tu përshtatur me ekipin, sidoqoftë ai është është një basketbollist profesionist dhe do të mundohet të jap maksimumin për ekipin.

Ne po ashtu jemi të lodhur pas duelit me Rumaninë, sepse e kemi dhënë maksimumin në atë ndeshje, dhe është dashur të fitojmë, sepse kemi luajtur mjaft mirë dhe atë me përbërje vetëm më lojtar vendor. Kjo është ajo që më ka dëshpëruar më së shumti, sepse të gjithë lojtarët kanë luajtur mjaft mirë dhe krejt në fund nuk ia dolëm të triumfojmë.

Sido që të jetë ne të dielën do të dalim në parket dhe do të bëjmë më të mirën, për të treguar basketboll cilësor dhe për të mposhtur Maqedoninë, edhe pse e dimë se do të jetë shumë vështirë, sepse ata janë favoritë në këtë ndeshje”.