Në fundjavë fillon Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve

  • Në fundjavë fillon Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve
30 Gusht 2017

Bazuar në Rregulloren për Licencimin e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe në pajtueshmëri me „njoftimin për zbatimin e sistemit të edukimit dhe licencimit të trajnerëve të basketbollit për edicionin 2017/2018“, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Federata e Basktbollit e Kosovës shpallin Seminarin Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve, i cili do të mbahet në ditët dhe datat si në vijim:

Pjesëmarrja e obligueshme për:

1. E shtunë, 2 Shtator/Pro C, D dhe E (licenca)
2. E diel, 3 Shtator/Pro A, B, Pro C dhe D
3. E shtunë, 9 Shtator/(nuk specifikohet) Pro A and B
4. E diel, 10 Shtator/Licenca E
5. E diel, 17 Shtator/Pro A, B, Pro C, D dhe E 

Në Seminarin që do të mbahet në këtë fundjavë, pra më 2 dhe 3 Shtator do të ligjerojnë trajnerët, Anton Krump, Albert Sylejmani, Andin Rashica, si dhe trajnerët që janë pjesë e programit të FECC, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri, Ilir Selmani dhe Ismet Ferati.

Seminari, i cili do të jetë i përbërë nga pjesa teorike dhe praktike, përfshirë edhe punëtoritë, do të mbahet në kolegjin ISP në lagjen „Marigona Residence“ në Prishtinë, prej orës 09:00 deri në ora 18:00, ndërsa FBK është përkujdesur që nëpërmjet emailave zyrtarë t'ju dërgoj të gjithë trajnerëve orarin e seminarit të detajuar.

VËREJTJE:

Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve është pjesë integrale e programit edukativ dhe është obligativ për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës. Prandaj, në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, pjesëmarrja në këtë seminar është obligative për të gjithë trajnerët që do të aplikojnë për t’u pajisur me licencën profesionale të trajnerit për edicionin 2017/2018.