Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

Në “Minatori” sfida e dytë e Play Out-it

  • Në “Minatori” sfida e dytë e Play Out-it
16 Tetor 2020

Ndeshja e dytë e Play Out-it do të zhvillohet të shtunën në “Minatori” nga ora 17:00, mes Trepçës dhe AS Prishtinës.

Në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë, mysafirët nga Mitrovica fituan me rezultat 54:76. ‘Xehetarët’ kanë një epërsi prej 22 pikëve dhe janë shumë afër që edicionin e ardhshëm të luajnë në elitën e basketbollit.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e shtatë, kampionat që u ndërpre për shkak të Covid-19.

Edicioni i ri në Superligën e basketbollit do të fillojë më 28/29 tetor, kurse turneu i Superkupës do të zhvillohet më 21 tetor, ku do të marrin pjesë tetë skuadra.