Nis stinori pranveror në Ligën e Femrave me tri basketbolliste amerikane

  • Nis stinori pranveror në Ligën e Femrave me tri basketbolliste amerikane
9 Shkurt 2018

Me ndeshjet e xhiros së X-të që do të luhen në këtë fundjavë do të nis stinori pranveror në Ligën e Femrave në basketboll.

Me përforcimet e bëra nga dy skuadrat, Pro Bet Prishtina dhe Bashkimi nga Prizreni është më se e qartë se pjesa e dytë e edicionit në elitën e basketbollit femëror, do të jetë dukshëm më interesante se ajo e para.

Bashkimi ka paraqitur për regjistrim dy basketbolliste amerikane Anastaisa Williams dhe Khadija Brown  të cilat së fundi kanë luajtur në Meksisë.

Ndërkaq Pro Bet Prishtina ka paraqitur për regjistrim po ashtu basketbolliste amerikane, Monasia Bolduc, e cila së fundi është paraqitur në NCAA .

Duhet theksuar se kampione në fuqi në Ligën e Femrave është skuadra e Penzës nga Peja, derisa Pro Bet Prishtina ka dimëruar si kampione vjeshtore e edicionit 2017/18.

Më poshtë mund të gjeni orarin e ndeshjeve të kësaj fundjave: 

E shtunë

Kastrioti – Penza 11:00

Vëllaznimi – Bashkimi 13:00

Pro Bet Prishtina – Kalaja 16:00

E diel

Drita - Sfera  15:00